Lajm i fundit: Alarmet për bomba në disa shkolla fillore dhe të mesme në Tetovë kanë vazhduar edhe sot





Mëngjesin e sotëm, autoritetet në Tetovë, Maqedoni e Veriut kanë regjistruar sërish sinjalizime për bombë në disa shkolla fillore dhe të mesme, çka ka çuar në ndërprerjen e mësimit dhe evakuimin e nxënësve dhe stafit sipas protokolleve të sigurisë informon Tetovasot. Policia dhe njësi të specializuara janë vendosur në terren për të kryer kontrollin e objekteve dhe verifikimin e situatës.

Sipas raportimeve, këto alarme janë të ngjashme me ato të djeshme, kur shkolla në Tetovë morën sinjalizime për bomba që në vazhdimësi janë rezultuar të rreme pasi autoritetet verifikuan se nuk kishte kërcënim real të eksplozivit.

Autoritetet apelojnë për qetësi ndërmjet prindërve dhe komunitetit, duke theksuar se siguria e nxënësve dhe stafit mbetet prioritet. TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo