Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Ramiz Abdyli, duke e cilësuar atë si një ndër korifejtë e historiografisë shqiptare dhe figurë të nderuar në mbarë hapësirën shqiptare.
Në reagimin e tij, Ahmeti thekson se jeta dhe vepra e profesor Abdylit ishin të lidhura ngushtë me arsimin, shkencën dhe afirmimin e së vërtetës historike për shqiptarët. Ai veçon kontributin e tij si rektor i Universiteti i Tetovës, ku dha një rol të jashtëzakonshëm në konsolidimin e institucionit dhe në ngritjen akademike të brezave të rinj.
Sipas Ahmetit, dhjetëra vepra shkencore dhe studime të thelluara të Prof. Dr. Ramiz Abdylit do të mbeten referencë e përhershme për historinë kombëtare shqiptare.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Abdyli, kolegëve, studentëve dhe gjithë komunitetit akademik shqiptar. Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë gjatë”, thuhet në mesazhin e liderit të BDI-së./TS