Sali- Kaçka: Integrimi i dy vendeve në BE mbetet prioritet dhe pjesë e planit strategjik





Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali gjatë vizitës në Ukrainë ka takuar zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian dhe Euroatlantik të Ukrainës, Taras Kaçka.

Takimi ka qenë në frymë konstruktive, ku është diskutuar për procesin eurointegrues, marrëveshjet tregtare dhe rolin e NATO-s, duke marrë parasysh rëndësinë e Maqedonisë së Veriut si vend anëtare e NATO-s, në sigurimin e stabilitetit rajonal.

“Me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian dhe Euroatlantik të Ukrainës, Taras Kaçka, zhvilluam një takim konstruktiv për procesin eurointegrues, marrëveshjet tregtare dhe rolin e NATO-s, duke marrë parasysh rëndësinë e Maqedonisë së Veriut si vend anëtar i NATO-s, në sigurimin e stabilitetit rajonal”, shkruan Sali në Fejsbuk.

Në fokus të takimit kanë qenë edhe reformat në drejtësi dhe administratë, agjenda reformuese dhe plani i rritjes.

“Marrëdhëniet bilaterale janë kultivuar ndër vite, integrimi i dy vendeve në BE mbetet prioritet dhe pjesë e planit strategjik dhe i përcolla mbështetjen tonë që Ukraina të bëhet sa më shpejt një vend anëtare e NATO-s, duke sjellë paqe dhe stabilitet rajonal”, shkruan zëvendëskryeministri Sali

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo