Pas 13 vitesh pauzë, produktsjellësit Selanik – Shkup gati për punë: përfunduan të gjitha kontrollet teknike





Мinistrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, mori pjesë në kontrollin përfundimtar teknik dhe verifikimin e sistemit matës të produktsjellësit përmes të cilit do të transportohet naftë dizel nga Rafineria në Selanik deri te Rafineria OKTA Shkup. Me kontrollin u realizua me sukses u konfirmuan rregullsia, saktësia dhe funksionaliteti i plotë i sistemit, me çka u plotësuan të gjitha kushtet teknike dhe kontrolluese për vënien e tij në përdorim. Me këtë, produktsjellësi rifillon punën pas 13 vitesh ndërprerje, duke përfaqësuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë në furnizimin me derivate të naftës dhe modernizimit të infrastrukturës energjetike.
Kontrolli u relizua nga Byroja për Metrologji, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Institutit Metrologjik Çek (CMI) dhe laboratorit „ Metron“ nga Selaniku, si dhe në prani të përfaqësuesve të shërbimit doganor. Së bashku me personat e autorizuar dhe ekspertët e Byrosë, ata verifikuan rregullsinë dhe karakteristikat metrologjike të sistemit, me qëllim që të konfirmohej se pajisjet matëse funksionojnë me saktësi, siguri dhe në përputhje me standardet më të larta .
Мinistrja Bozhinovska theksoi se rregullsia teknike dhe saktësia e matjes janë parakushte kyçe për funksionim të sigurt dhe transparent të infrastrukturës energjetike.
„Kjo është një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së një sistemi të sigurt dhe modern për furnizim me derivate. Matja e saktë, kontrolli dhe verifikimi ndërkombëtar nënkuptojnë besim, stabilitet dhe siguri afatgjatë energjetike për shtetin,” theksoi Bozhinovska .
Produktsjellësi, i vënë në funksion në vitin 2002 për transport të naftës së papërpunuar, deri në vitin 2013 ishte objekt investimesh për rikonvertimin e tij në infrastrukturë për transport të naftës dizel. Bëhet fjalë për një sistem me gjatësi prej 213,5 kilometrash .
Infrastruktura disponon me 15 stacione me valvula bllokuese për menaxhim të përmirësuar dhe nivel të lartë sigurie, kapacitete magazinuese prej 80.000 м³ në Greqi dhe 30.000 м³ në Maqedoninë e Veriut, si dhe një sistem modern SCADA për monitorimin e presionit, temperatures dhe rrjedhës në kohë reale, që garanton siguri dhe efikasitet afatgjatë.
Мinistria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale mbetet e përkushtuar ndaj zhvillimit të një infrastrukture energjetike modern, të sigurt dhe të qëndrueshme, si bazë për furnizim stabil dhe zhvillim ekonomik.

Pas 13 vitesh pauzë,  produktsjellësit Selanik – Shkup gati për punë: përfunduan të gjitha kontrollet teknike

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo