Furkan Saliu
Edhe pse me vonesë, Grubi e bëri vendimin e duhur.
E vetmja mënyrë për ta “shpëlarë fytyrën” është para gjykatës dhe faktorit ndërkombëtar. Çfarëdo që të jetë gjykata, opinioni do të ketë qasje në procesin gjyqësor dhe do të njoftohet në detaje për akuzat ndaj tij.
Por çka do të bëjmë me këta që janë në “burgun e hapur” në godinën e Qeverisë?
Këta që bërtisnin “Glubi, glubi” dhe që sot nuk e çelin gojën, duke ruajtur prapanicën e vet, sepse e dinë se në momentin e parë që do të mundohen t’i kundërvihen Mickoskit, aktivizohet dosja.