Drejtonte pa patentë në aksin Tetovë – Bërvenicë, arrestohet 48-vjeçari nga Novo Sella





Sipas informacioneve që i siguron Tetovasot, më 20.02.2026 rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Tetovë – fshati Bërvenicë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria M.H. (48) nga fshati Novo Sellë, komuna e Bogovinës.

Siç mëson Tetovasot, gjatë kontrollit është konstatuar se ai ka drejtuar automjetin “Citroen” me targa të Kërçovës pa leje drejtimi.

Automjeti është konfiskuar përkohësisht, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse. Tetovasot do të vazhdojë të informojë për çdo zhvillim.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo