Mbrëmë në Strumicë, pas Zhito Market, në afërsi të ish-Simpo, shpërtheu një zjarr në të cilin një xhip “Range Rover” u përfshi plotësisht nga flakët. Sipas informacioneve jozyrtare, automjeti është në pronësi të një ish-inspektori të drogës.
Nga stihia e zjarrit është dëmtuar edhe një automjet tjetër i parkuar në afërsi të Range Roverit.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës, zjarri është shuar me kohë, duke parandaluar përhapjen e tij dhe shmangur dëme më të mëdha materiale në zonën përreth.
Është duke u zhvilluar hetim për shkaqet e shpërthimit të zjarrit. MPB po punojnë për zbardhjen e rastit.