Siç raporton Tetovasot, më 21.02.2026 në ora 01:50, në rrugën “Pitarnica” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria F.I. (36) nga fshati Vrutok.
Sipas informacioneve që disponon Tetovasot, ai dyshohet për kryerjen e disa vjedhjeve gjatë këtij muaji dhe muajit të kaluar në rajonin e Gostivarit.
Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse. Tetovasot do të sjellë detaje shtesë për këtë rast.