Koalicioni i udhëhequr nga SHBA tërheq trupat nga baza kryesore në Siri drejt Irakut





Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvendos trupat e tij nga baza ushtarake Qasrak në verilindje të Sirisë Irakut.

Baza Qasrak, pranë qytetit Hasakah, që është qendra administrative e guvernatoratit të Hasakahut dhe e populluar kryesisht nga kurdët, ishte objekti më i madh ushtarak i koalicionit në Siri. Më parë, trupat e koalicionit u tërhoqën edhe nga baza ajrore Kharab al-Jir dhe kampi i stërvitjes al-Shaddadi në jug të guvernatoratit.

Më 12 shkurt, koalicioni perëndimor tërhoqi trupat nga baza Al-Tanf në kryqëzimin e kufijve të Sirisë, Irakut dhe Jordanisë, duke lejuar kontrollin e autostradës strategjike Damask-Bagdad.

Shumica e bazave u krijuan nga koalicioni perëndimor në vitin 2014 për të luftuar grupin terrorist Shteti Islamik.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo