Mislimi: Korridori 8 meritë e Artan Grubit, liderët e VLEN-it kanë qenë kundër!

Rami Mislimi

A e shihni atë rrugë poshtë tekstit? Nëse po, a e dini se kush i ra tavolinës që sot unë dhe këta të VLEN-it lavdërohemi?

Nëse keni harruar, mua Zoti më ka çuar për t’ua kujtuar. Kjo rrugë që sot u inspektua nga kryeministri dhe ministrat e VMRO-së dhe të VLEN-it është pikërisht falë Artan Grubi-t.

Kur Artan Grubi e nisi këtë projekt, askush nuk besoi. Jo që nuk kishin të drejtë të mos besonin, por nuk ishin mësuar që dikush mund të bëjë punë të mëdha. Madje disa liderë të VLEN-it kanë qenë kundër, duke theksuar se po vidhet dhe nuk do të bëhet asnjëherë. (Deklaratat ende janë në Interenet)

Nëse ecëni ndonjëher me Avion ju të VLEN-it mbi malet e Gostivarit e Kërçovës, mund tju duket sikur ka pasur bombardime nga lufta, por mos harroni, është vula e Artan Grubit.

Sot kushdo le të fotografohet, le të lavdërohet, le të hipë mbi ura e male, por një gjë është e vërtetë se pa Artan Grubin, kurrë nuk do të ishte kjo rrugë.

Andaj, sa herë që qeveria do të fotografohet dhe VLEN-i do të lavdërohet, unë do t’ua rikujtoj se ky projekt është i Artan Grubit dhe do të mbetet meritë e tij.

Meqë jemi në muajn Ramazan, Zoti ia shkruajtë sevapet Artan Grubi-t në këtë dynja po se po, por edhe në tjetrën.

Tash ju inaçorët mund lirisht të më shani edhe mua edhe Grubin ama Korridori 8 nuk ndalet

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo