Irfan Buçi rikthehet te Ali Ahmeti, largohet nga Izet Mexhiti dhe LD





“Në politikë ka momente kur njeriu gabon pa dashje,largohet, mendon, zhgënjehet, hesht… por vjen edhe çasti kur e ndjen se duhet të rikthehet aty ku beson se ideali ruhet.
Unë, pas vitit 2021, për fat të keq u largova nga I VËRTETI-Ali Ahmeti. Ishte një periudhë distance, një periudh ku u ndikova nga njerëz me prapavijë të dëmshme për mua dhe shqiptarët. Por sot, duke parë zhvillimet e përditshme dhe sfidat që po përballojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, e ndjej se nuk është koha për qëndrim anash. Është koha për të qenë aty ku zëri shqiptar bëhet më i fortë, tek Ali Ahmeti 🇦🇱
Rikthimi im nuk është për interesa personale, por për bindje. Sepse besoj se ka momente kur secili duhet të vendosë se në cilën anë qëndron. Dhe sot, unë zgjedh të rikthehem aty ku besoj se ideali ruhet, ku qëndresa ka kuptim dhe ku bashkimi është më i domosdoshëm se kurrë.” ka shkruar Buçi.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo