Nga frika prej kryeministrit Mickoski, drejtori i VLEN-it, Arsim Idrizi, ka fshirë reagimin e tij nga Facebooku

Drejtori i VLEN-it, Arsim Idrizi, së bashku me nëntë drejtorë të tjerë, kanë reaguar sot publikisht ndaj ministrit të Administratës, Minçevin, duke e akuzuar se nuk i përfill dhe se nuk zhvillon mbledhjet edhe në gjuhën shqipe.

Reagimi u bë përmes një letre publike, e cila fillimisht u publikua në rrjetin social Facebook nga drejtori Idrizi. Megjithatë, pak kohë më vonë, letra është fshirë nga profili i tij.

Sipas burimeve jozyrtare, fshirja e reagimit dyshohet të ketë ndodhur për shkak të presionit apo frikës nga kryeministri Hristijan Mickoski, me qëllim shmangien e një shkarkimi të mundshëm.

Ndërkohë, portali TS e ka ruajtur të plotë reagimin, i cili aktualisht nuk është më i qasshëm në Facebook.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të drejtorëve të VLEN-it.

REAGIM: VLEN, si forcë qeverisëse, e bën të qartë: nuk do të pranojmë asnjë mbledhje ku gjuha shqipe përjashtohet dhe ku kjo arrogancë vazhdon të ushqehet nga ministri i Administratës, Minçev.

Sot, në mbledhjen e thirrur për zgjedhjen e kryesuesit të Inspektorëve, gjithçka nga thirrja deri te pikat e diskutimit u zhvillua vetëm në gjuhën maqedonase. Drejtorët shqiptarë refuzuan me vendosmëri të marrin pjesë, derisa çështja e dygjuhësisë të zgjidhet. Pa shqip, nuk ka mbledhje.
Le të dihet qartë: nga 16 drejtues të inspektorateve, 10 janë shqiptarë dhe 6 janë maqedonas. Ky është realiteti i turpshëm që Minçevi e mbron me arrogancë, duke e shndërruar administratën në një instrument përjashtimi.
VLEN i dërgon një mesazh ministrit Minçev: derisa të mësohet të drejtohet edhe në gjuhën shqipe, derisa të garantojë përfaqësim të barabartë dhe respekt institucional, çdo mbledhje e tij është e pavlefshme. Ne jemi në pushtet për të garantuar barazi dhe dinjitet. Nuk do të lejojmë që shqiptarët të trajtohen si më parë, si qytetarë të dorës së dytë. Dygjuhësia nuk është opsion, është detyrim ligjor dhe kushtetues.
VLEN riafirmon: administrata nuk mund të funksionojë mbi diskriminim. Minçevi duhet të kuptojë se koha e përjashtimit ka mbaruar. Shqiptarët janë pjesë e barabartë e këtij shteti dhe do të kenë zërin e tyre në çdo institucion.

Screenshot

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo