“Po bën punë të shkëlqyera”, Trump falënderon Osmanin për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes





Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump e ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin për pjesëmarrjen e saj në Bordin e Paqes, mbledhja e të cilit po zhvillohet aktualisht në Uashington.

Gjatë prezantimit, ai tha se Osmani po bën punë të shkëlqyera.

“Presidentja Osmani nga Kosova, faleminderit shumë, po bëni punë të shkëlqyera”, tha Trump, njofton Klankosova.tv.

Po ashtu, presidenti amerikan u shpreh i nderuar edhe me praninë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo