Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore ndërmjet dy vendeve, si dhe vullneti i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
Zëvendëskryeministri i parë Sali shprehu mirënjohjen për mbështetjen parimore që Irlanda i jep politikës së zgjerimit të BE-së dhe perspektivës evropiane të vendit tonë. Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë ndaj agjendës reformuese, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, reformës së administratës publike dhe forcimit të institucioneve demokratike.
Palët diskutuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit bilateral, përfshirë përmes instrumenteve të Bashkimit Evropian si Twinning dhe TAIEX, si dhe përmes partneriteteve të drejtpërdrejta për forcimin e kapaciteteve administrative.
Ministria për Çështje Evropiane mbetet plotësisht e përkushtuar në forcimin e partneritetit me Irlandën në mbështetje të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.