Fotografia e parë e arrestimit të Andrew Mountbatten Windsor, vëllait të Mbretit Charles, është shfaqur në publik.
Ish-Duka i Jorkut dyshohet për shpërdorim detyre dhe vitet e fundit ka qenë nën presion të fortë publik për shkak të lidhjeve të shumta me miliarderin e ndjerë dhe të dënuarin për krime seksuale, Jeffrey Epstein.
Andrew ka mohuar vazhdimisht se ka kryer ndonjë krim. Pas publikimit të dokumenteve të Epstein, ai hoqi dorë nga të gjitha titujt mbretërorë, ndërsa vëllai i tij e largoi nga rezidenca e Royal Lodge dhe e zhvendosi në një pjesë të pronës në Norfolk.
Oficerë policie me rroba civile mbërritën në pronë këtë mëngjes, në ditëlindjen e tij. Pak më vonë, u konfirmua se ish-princi ishte marrë në paraburgim.
Në një deklaratë zyrtare, policia nuk zbuloi identitetin e personit “i cili u mor në paraburgim në Norfolk”, duke deklaruar vetëm se ishte një burrë rreth të 60-ave.
Megjithatë, fotot e publikuara tregojnë Princin Andrew, dukshëm të zbehtë, duke u larguar me një xhip civil./Reporteri.net/
