Fokus: Maksi Dimitrievski e prezanton veten si biznesmen dhe investitor, por kompanitë e tij punonin me humbje dhe kanë falimentuar

Kryetari i komunës së Kumanovës dhe lideri i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski në Click Plus të TV21 pati deklaruar se nuk jeton nga paga e funksionarit, por, siç tha ai, që nga viti 1998 merret me biznes, ka punuar jashtë vendit, ka investuar dhe ka reinvestuar…

Edhe pse ai e prezanton veten si një biznesmen të suksesshëm, fitues dhe investitor, “Fokus” ka kryer kontrolle për të parë cilat kompani ka zotëruar Dimitrievski, por edhe çfarë pasurie ka fituar, kryesisht gjatë kohës që ka ushtruar funksionin e kryetarit të komunës.

Sipas të dhënave që siguroi “Fokus”, emri i tij lidhet drejtpërdrejt me 2 kompani në vend, nga të cilat njëra është shuar prej kohësh, ndërsa tjetra është në proces likuidimi, të dyja kishin qarkullim të papërfillshëm para se të falimentonin.

Sipas “Fokus”, ai gjithashtu është pjesëmarrës në një kompani në Bullgari, e cila nuk është aktive në treg, ndërsa bashkëshortja e tij është bashkëpronare e një kompanie vendase, e cila vepron me humbje të vazhdueshme.

Për më tepër, dosja e pasurisë familjare përfshin edhe pasuri të paluajtshme, toka bujqësore, shtëpi, apartament, pastaj llogari bankare për të cilat nuk ka deklaruar shumën, si dhe një arsenal të konsiderueshëm armësh…

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo