Me 63 vota “pro”, shtatë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi sot zgjodhi Goce Naumovskin gjykatës të ri kushtetues.
Pas zgjedhjes, Naumovski dha dhe nënshkroi një deklaratë solemne në Kuvend, në të cilën u zotua se do ta kryejë funksionin me ndërgjegje dhe përgjegjësi dhe do t’i respektojë Kushtetutën dhe ligjet.

Pa debat dhe me 68 vota “pro”, si dhe asnjë kundër ose abstenim, Kuvendi në seancën e sotme të 85-të miratoi edhe Vendimin për dhënien e autorizimit për lidhjen e një marrëveshjeje kolektive individuale, të paraqitur nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.