VLEN: Korridori 8, bosht strategjik për sigurinë euroatlantike dhe zhvillimin





Koalicioni VLEN përshëndet nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët për Korridorin 8 në kuadër të Forumit Ministror në Tiranë, si një hap me rëndësi të veçantë strategjike për sigurinë dhe pozicionimin euroatlantik të vendit.
Korridori 8 nuk është vetëm projekt ekonomik, por edhe arterie kyçe Lindje–Perëndim që lidh Adriatikun me Detin e Zi dhe forcon mobilitetin strategjik në hapësirën euroatlantike. Në një kohë sfidash gjeopolitike, infrastruktura moderne kontribuon në stabilitetin rajonal, në aftësinë e reagimit dhe në koordinimin me partnerët strategjikë, në përputhje me standardet e aleancës ku bën pjesë edhe vendi ynë.

Për shqiptarët, Korridori 8 krijon mundësi konkrete për zhvillim të rajoneve kyçe përgjatë trasës së tij, për tërheqje investimesh dhe hapje të vendeve të reja të punës. Njëkohësisht, ky korridor e forcon rolin e vendit në ndërlidhjen me partnerët tanë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, duke bërë që siguria dhe zhvillimi të ecin paralelisht.

VLEN mbetet i përkushtuar që Korridori 8 të trajtohet si prioritet kombëtar me peshë strategjike, jo vetëm për rritje ekonomike, por edhe për sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të vendit, me fokus te përfitimi i drejtpërdrejtë i qytetarëve.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo