Liga e Konferencës, Shkëndija gati për duelin historik ndaj Samsunsporit





Shkëndija e Tetovës nesër do të luajë ndeshjen historike të plej of-it në Ligën e Konferencës, ku për kundërshtarë do të ketë turqit e Samsunsporit. Skuadra e Jeton Beqirit po vazhdon të jetojë “ëndrrën” në arenën europiane, ku pas kalimit të fazës së parë të Ligës, tani më pretendon që të vazhdojë edhe më tej, teksa duhet të kalojë pengesën turke. Shkëndija sonte në mbrëmje do të ketë përgatitjet e fundit për duelin e nesërm, ku në arenën “Todor Proeski” do të zhvillojnë stërvitjen zyrtare. Mungesa në repartin e Shkëndijës do të jenë Liridon Latifi dhe Aleksandar Trumçi, teksa skuadra turke në Shkup vjen me trajner të ri, pasi në fundjavë kishin ndryshime në pankinë. Nga tabori kuqezi në konferencën për shtyp para gazetarëve janë shprehur optimist dhe se e kanë analizuar mirë kundërshtarin dhe se nesër premtojnë paraqitje dinjitoze në fushën e blertë për të marrë maksimumin e mundshëm ndaj një rivali të fortë si Samsunspori. Ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Samsunsporit do të zhvillohet të enjten mbrëma në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 21:00

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo