Veron Luma godet Fatmir Limanin: Fatmir Limani dy herë ka humbur në Kërçovë





Veron Luma

Në politikë, rezultati është pasqyra më e qartë e mbështetjes reale. Fatmir Limani u testua dy herë në Kërçovë dhe dy herë mori një mesazh të qartë nga qytetarët. Në vend të një reflektimi të thellë, ai zgjodhi t’i kthejë shpinën Bilall Kasamit, njeriut dhe strukturës politike që i hapën derën dhe i dhanë hapësirë për t’u ngritur në momentin kur as shtëpija e vet nuk e donte!
Nga ana tjetër, edhe pas një periudhe në pushtet dhe pas përfshirjes në qeveri, Fatmir Limani nuk arriti të kalojë as në raundin e dytë në Komunën e Kërçovës. Këto shifra flasin më shumë se çdo deklaratë apo arsyetim politik.
Kontrasti bëhet edhe më i theksuar kur krahasohet me rezultatin e Bilall Kasamit, i cili arriti fitore me një diferencë prej rreth 5 mijë votash një tregues i qartë i mobilizimit dhe besimit qytetar.
Qytetarët nuk kanë nevojë për politikanë që ndryshojnë drejtim sipas erës së pushtetit.
Në fund, historia politike i mban mend ata që qëndrojnë drejt dhe ata që lëvizin sa herë ndryshon interesi 😉

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo