Më 17.02.2026, në ora 20:00, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale Tetovë – fsh. Trebosh, 40-vjeçarja Z.M. nga fshati Trebosh i Tetovës, duke drejtuar mjetin e udhëtarëve “Golf” me targa të Tetovës, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një gardh metalik. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar Z.M., të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrja është kryer nga ekipi vëzhgues i SPB Tetovë.