Sela nga Prishtina: Drejtësi për çlirimtarët dhe konfirmim i pastërtisë së luftës së një populli që nuk pranon dorëzim e nënshtrim
Në Prishtinë është mbajtur sot një marsh në mbështetje të ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), të cilët po përballen me procese gjyqësore në Hagë.
Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe kryetari i Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela, si dhe deputetja Ilire Dauti.
Përmes një deklarimi publik, Sela theksoi se pjesëmarrja në marsh kishte për qëllim shprehjen e mbështetjes për ish-drejtuesit e UÇK-së dhe kërkesën për drejtësi ndaj tyre. Ai u shpreh se Festa e Pavarësisë nuk është e plotë pa, sipas tij, ata që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për lirinë e Kosovës.
Marshi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Pavarësisë së Kosovës dhe mblodhi qytetarë, përfaqësues politikë dhe aktivistë, të cilët kërkuan një proces të drejtë dhe transparent gjyqësor për të akuzuarit në Hagë./TS