“A do ta bombardojë Trump Groenlandën?”/ Kryeministri Nielsen i përgjigjet pyetjeve të fëmijëve: Nuk duhet të kemi frikë…





Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka folur në lidhje me raportet e tensionuara me SHBA-së.

Pas kthimit në Nuuk, nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, ai u përgjigje pyetjeve të disa nxënësve.

Një nxënës e pyeti nëse presidenti amerikan, Donald Trump, mund të bombardojë Groenlandën. Kryeministri u përgjigj: “Jo. Nuk ka shumë gjasa që Trump të bëjë diçka të tillë. Por e kuptoj shqetësimin tuaj. Nuk duhet të kemi frikë në këtë vend.”

Ai gjithashtu shprehu lodhje nga deklaratat e presidentit amerikan: “Kur do ta kuptojë… dhe të ndalojë të thotë gjëra që shkaktojnë kaq shumë shqetësim dhe ankth? Nuk e di pse ende e bën”.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo