Më 16.02.2026 në ora 13:20, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.D. (25) nga Serbia për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “ndërtim pa leje” dhe “uzurpim i pasurisë së paluajtshme” të dënueshme sipas nenit 225 dhe nenit 244-a të Kodit Penal. Konkretisht, ai dyshohet se gjatë vitit 2025 në vendin e quajtur “Kodra e Mbretit” (Kralevo Brdo) ka ndërtuar një objekt pa dokumentacion përkatës, gjë që plotësisht ka shkaktuar erozion të tokës dhe dëmtim të objekteve fqinje, pronë e I.I. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë, ndërsa ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet padi përkatëse.