Ivanovski: Hapet tuneli i fundit në ndërtimin e hekurudhës Beljakovc-Kriva Pallankë





Drejtori i NP “Infrastruktura hekurudhore”, Sinisha Ivanovski, në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se është hapur edhe tuneli i fundit nga gjithsej 15-të në pjesën e ndërtimit të hekurudhës Beljakovc-Kriva Pallankë, informojnë nga Ministria e Transportit.

“Po shënojmë progres. Në mëngjes e hapëm edhe tunelin e fundit nga gjithsej 15-të nga pjesa e dytë e ndërtimit të hekurudhës drejt Bullgarisë (Beljakovc-Kriva Pallankë). Hapja e tuneleve konsiderohet një nga aktivitetet ndërtimore më specifike. Ndërsa në këtë projekt ky pozicion tashmë ka përfunduar. Edhe më tutje progresi për momentin nga ana e kryerësit nuk është sipas pritjeve, por mund të njoftoj se segmentet më specifike të projektit ngadalë tejkalohen dhe pres muaj të aktivitetit operativ më serioz dhe progres të dukshëm”, shkruan Ivanovski në profilin e tij në “Fejsbuk”.

Korridori 8, shton ai, është nga vlera strategjike për Maqedoninë dhe për NATO-n dhe si i tillë punohet në ndërtimin e tij dhe lidhshmërinë e Detit Adriatik me Detin e Zi.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo