Kryetari i Degës së Bashkimi Demokratik për Integrim në Zhelinë, Emir Sulejmani, ka njoftuar se dega ka hedhur hapin e parë drejt një organizimi të fuqishëm dhe të unifikuar.
Sipas tij, Këshilli Organizativ për Organizimin e Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e parë, ku në frymë uniteti dhe vendosmërie janë dakorduar hapat e mëtejmë të veprimit.
Sulejmani theksoi se me përkushtim dhe përgjegjësi do të vazhdojë puna për ndërtimin e një organizimi të fortë dhe të suksesshëm në Degën e Zhelinës, me synim rritjen e mobilizimit dhe përgatitjen sa më efikase për proceset e ardhshme zgjedhore./TS