Sulmuesi anglez Raheem Sterling ka nënshkruar me klubin holandez Feyenoord, duke iu bashkuar skuadrës së re si lojtar i lirë.
Ky transferim erdhi menjëherë pas ndërprerjes së kontratës së tij me Chelsea-n, 18 muaj përpara skadimit të saj.
Sipas të dhënave të publikuara nga faqja e specializuar “Capology”, 31-vjeçari ka pranuar një reduktim drastik të pagës për t’u bërë pjesë e kampionatit holandez.
Megjithatë, Sterling ka përfituar një dëmshpërblim financiar nga Chelsea për prishjen e parakohshme të marrëveshjes së mëparshme. Ky kompensim i mundëson lojtarit të nisë aventurën në Eredivisie pa pasur presione financiare.
Transferimi shihet si një lëvizje e motivuar nga aspekti sportiv dhe dëshira për minuta loje.