Ndërsa qeveria e Mickoskit nuk ka para për pagën minimale prej 600 eurosh dhe ndërsa shkurton 40 milionë euro subvencione për fermerët, ajo gjen mjete për aeroplan të ri, luks, mobilie, automjete dhe mbi të gjitha, ndan tenderë si ëmbëlsira, thonë nga LSDM.
„Kur mbahen orë dore prej 65 mijë eurosh, nuk ka kohë për punëtorët dhe qytetarët, por ka vetëm për bizneset private.
Të njëjtat kompani, të afërta me pushtetin, marrin një numër të madh të tenderëve me shuma milionëshe në një periudhë të shkurtër. Firma ‘Lendi Grup’ DOOEL Shkup ka fituar 74 tenderë në vlerë prej 17,6 milionë euro për vetëm dy vjet.
Rritja e hovshme e kontratave fillon në vitin 2024 dhe vazhdon në vitin 2025. Vetëm vitin e kaluar janë lidhur 59 kontrata, shumica prej tyre me komuna të udhëhequra nga VMRO-DPMNE.
Është simptomatike që vlera e kontratave pothuajse plotësisht përkon me vlerën e parashikuar të tenderëve – gjë që është një tregues klasik dhe dyshim serioz për kurdisje të prokurimeve publike.
161 tenderë për firmën familjare të Tomovskit. 51 tenderë për një firmë tjetër përmes komunave. Tani 74 tenderë për një firmë të tretë të afërt me pushtetin.
Për të gjitha këto skandale, Prokuroria, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Policia Financiare heshtin për më shumë se 54 ditë.
Të gjithë duhet ta kenë të qartë se do të ketë përgjegjësi.
Ekipi antikorrupsion i LSDM-së vazhdon të zbulojë skemat me tenderë kriminalë.
Përgjegjësi do të ketë.
Puna nuk ka përfunduar“, thuhet në kumtesë.