Rrëshqitje dheu mbi fshatin Pershefcë, Daut Memishi me ekipet komunale të Tearcës në terren





Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në disa zona të komunës së Tearcës ka pasur rrëshqitje dheu, duke krijuar vështirësi për qarkullimin. Ekipet e komunës së Tearcës bashkë me kryetarin Daut Memishin kanë intervenuar menjëherë në rrugën mbi fshatin Pershefcë, ku u krye pastrimi dhe zhbllokimi i plotë i aksit.

“Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në disa zona ka pasur rrëshqitje dheu. Edhe pse e Diel ekipet komunale intervenuan me urgjencë në rrugën mbi fshatin Pershefcë, ku u bë pastrimi dhe zhbllokimi i plotë i saj. Siguria e qytetarëve mbetet prioritet” ka shkruar Daut Memishi./TS/

App
TetovaSot App
Shkarkoje nga PlayStore
Install