Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, z. Muhamed Ali, së bashku me kryetarin e Komunës së Sarajt, z. Muhamed Elmazi, zëvendëskryeministrin e parë dhe ministër për Çështje Evropiane, z. Bekim Sali, ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Muhamed Hoxha, dhe z. Zekerija Berisha, janë në terren në Komunën e Sarajit, më saktësisht në fshatrat Bukoviq dhe Semenishtë, ku ndjekin nga afër situatën pas reshjeve të dendura dhe koordinojnë të gjithë reagimin institucional për përballimin e pasojave të përmbytjeve.
Pas raportimeve për shtëpi të përmbytura, Qendra për Menaxhim me Kriza aktivizoi menjëherë të gjitha shërbimet kompetente dhe siguroi koordinim të plotë në terren.
Ekipet e Brigadës për Mbrojtjen nga Zjarri të Qytetit të Shkupit, së bashku me NJTZ Tetovë, kryejnë pompimin e ujit nga objektet e përmbytura dhe pastrimin e zonave kritike, ndërsa NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup” stabilizon dhe pastron rrjetin e kanalizimeve për të parandaluar përmbytje të mëtejshme. Njëkohësisht, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim vlerëson dëmet dhe siguron mbështetje logjistike dhe teknike në bashkëpunim të ngushtë me strukturat lokale.
Me veprim të koordinuar nga të gjitha institucionet, merren masa intensive për sanimin sa më të shpejtë të pasojave, mbrojtjen e banorëve dhe minimizimin e dëmit material. Shërbimet kompetente mbeten në terren deri sa situata të stabilizohet plotësisht.