Fillon realizimi i projektit për bulevardin modern “Mit’hat Frashëri”





Një projekt i rëndësishëm infrastrukturor për Komunën e Çairit po hyn në fazën e realizimit. Bulevardi modern “Mit’hat Frashëri” shënon një hap të madh drejt përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe krijimit të një rrjeti më funksional dhe më të sigurt për qytetarët.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me Kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, realizuan vizitë në terren për t’u informuar nga afër mbi nisjen e projektit bazë për ndërtimin e bulevardit, në segmentin nga kryqëzimi me rrugën “Xhon Kenedi” deri te kryqëzimi me bulevardin “Bosna dhe Hercegovina”, në gjatësi prej 1.4 kilometrash.

Projekti parashikon zgjidhje moderne të komunikacionit, përfshirë:
– 4 korsi qarkullimi (nga 2 në secilin drejtim);
– Brez të gjelbër qendror për rritjen e sigurisë;
– Shtigje për biçikleta në të dy drejtimet;
– Trotuare për lëvizje të sigurt të këmbësorëve;
– Gjelbërim mbrojtës anësor dhe hapësira të posaçme për ndalesa autobusi.

Ky investim, i financuar nga Qyteti i Shkupit, përfaqëson një vlerë të shtuar për Çairin, duke përmirësuar qarkullimin, rritur sigurinë dhe afruar komunën me standardet e një qyteti modern, të gjelbër dhe funksional.

Fillon realizimi i projektit për bulevardin modern “Mit’hat Frashëri”