Deputeti Adnan Azizi ka reaguar me një mesazh të fortë pas zhvillimeve në Lëvizjen BESA, duke theksuar se sulmet politike nuk e dobësojnë palën që sulmohet, por përkundrazi e bëjnë më të fortë dhe më të qëndrueshme.
Në postimin e tij, ai shkruan se “sulmi do t’i lodhë sulmuesit, por kurrë të sulmuarit”, duke nënvizuar se çdo goditje shërben si motiv shtesë për forcim dhe imunitet politik.
Azizi e përmbyll mesazhin me thirrjen “Me Besë ia VLEN!”, duke e lidhur qëndrimin e tij me angazhimin politik, si dhe uron ndjekësit me fjalët: “Xhuma të begatë miq.”