Gjenden eshtra njerëzor dhe rroba në fshatin Koliçan i Epërm të Shkupit





Më 12 shkurt 2026, rreth orës 16:49, në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup është denoncuar një gjetje rrënqethëse në vendin e quajtur “Livadhet e Sulejmanovit” në fshatin Koliçan i Epërm të Shkupit.

Sipas raportimit, në këtë lokacion janë gjetur eshtra që dyshohet se janë njerëzorë, ndërsa në afërsi të tyre janë zbuluar edhe pjesë të ndryshme veshjesh.

Një ekip i posaçëm i SPB Shkup ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes për të mbledhur dëshmitë e nevojshme, ndërkohë që po ndërmerren të gjitha masat operative për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe identifikimin e personit të cilit i përkasin mbetjet.