Ju njoftojmë se duke filluar nga nesër, më 13.02.2026 (e premte), Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Vlado Misajllovski, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, si dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, do të qëndrojë për një vizitë disaditore në Republikën Federale të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e 62-të të Sigurisë në Mynih.
Në kuadër të konferencës, Kryeministri Mickoski do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me liderë evropianë, përfaqësues të lartë si dhe drejtues të organizatave ndërkombëtare të sigurisë.
Në fokus të bisedimeve do të jetë stabiliteti gjeopolitik i rajonit, duke theksuar rolin e Maqedonisë si shtyllë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe si kontribuues aktiv në Aleancën e NATO-s.
Gjithashtu, Kryeministri Mickoski gjatë takimeve dhe bisedimeve do ta riafirmojë qëndrimin e shtetit për domosdoshmërinë e një rruge të parashikueshme dhe të drejtë drejt anëtarësimit të plotë në BE, pa pengesa bilaterale të imponuara.
Në margjinat e konferencës, janë paraparë takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, si dhe me krerë qeverish dhe shtetesh.