-Klubi Futbollistik Gostivari ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me tre futbollistë cilësorë, të cilët i bashkohen projektit të klubit për këtë gjysmësezon.
Bëhet fjalë për rikthimin e: Ersel Diko, golashënuesi më i mirë që e njeh Liga e Tretë- Perëndim.
Kariera -KF Gostivari, KF Arsimi, KF Drita, KF Vardari Forinë, KF Genc Kalemler, KF Trabzonspor Bajnicë dhe KF Piroku.
IbrahimJusufi dhe Xhemail Ismaili.
Të tre lojtarët rikthehen në ekipin e Gostivarit, duke sjellë eksperiencë, cilësi dhe njohje të plotë të ambientit dhe peshës së fanellës së KF Gostivarit.
Ky rikthim përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e skuadrës dhe dëshmon qartë ambiciet e klubit për të rritur nivelin konkurrues dhe për të synuar pozitat më të larta në tabelë.
Drejtuesit e klubit besojnë se kontributi i tyre do të jetë vendimtar në arritjen e objektivave të sezonit, duke u mbështetur te lojtarë që e ndjejnë mbështetjen e tifozëve dhe identifikohen me ngjyrat e klubit.
“Gostivari duhet të kthehet aty ku e ka vendin,do jemi te unifikuar dhe do japim maksimumin ne aspektin profesional te futbollit që bashkë t’ja dalim u shpreh”, Ersel Diko.
#Shkruan: Buran Musliu


