Më 11.02.2026, rreth orës 12:40, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, një autobus i tipit “Mercedes”, i drejtuar nga V.A. (56) nga Shkopi, ka kaluar mbi këmbën e një 72-vjeçareje nga Shkupi, pasi ajo paraprakisht kishte rënë nga autobusi.
Si pasojë e aksidentit, A.B. (72) ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Nga ekipi hetimor i SPB Shkup është kryer këqyrje në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.