PTHP: Përfundoi hetimi për mbeturinat në Vizbeg, u akuzuan tre personave fizikë dhe një person juridik
Prokurori Publik i Prokurorisë Themelore Publike Shkup, pas kryerjes së një procedure hetimore, ngriti akuza kundër tre personave fizikë dhe një personi juridik për vepër penale “Rrezikim i Mjedisit dhe Natyrës me Mbeturina”.
“Në periudhën nga 28.02.2025 deri më 09.07.2025, të akuzuarit në mënyrë të paligjshme kanë lënë, mbledhur dhe menaxhuar mbeturina të rrezikshme që përmbajnë substanca që kanë veti shpërthyese, të ndezshme, irrituese, toksike, kancerogjene dhe ekotoksike në një parcelë kadastrale në Vizbeg, për të cilat nuk kishin lejen përkatëse nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Më 09.07.2025, në vend shpërtheu një zjarr, i cili për shkak të shkallës dhe rrezikut të tij nuk mund të vihej nën kontroll, gjatë të cilit një pjesë e mbeturinave të depozituara në mënyrë të paligjshme u dogj. Kjo shkaktoi një lirim masiv të tymit të zi dhe ndotje të konsiderueshme të ajrit, të konfirmuara nga matjet e Njësisë së Mbrojtjes Atomike, Biologjike dhe Kimike të URMV-së. Pasoja përfundimtare e veprimeve të paligjshme të të akuzuarve është rreziku potencial për jetën dhe shëndetin e njerëzve.
Hetimi përcaktoi përgjegjësinë e njërit prej pronarëve dhe menaxherëve të personit juridik të akuzuar, i cili bashkërisht dhe me dashje, së bashku me të akuzuarin e dytë i cili dha një kontribut të veçantë në punën e personit juridik, ndërmori veprimet e paligjshme.
Një akuzë për veprime sipas nenit 230, paragrafi 6, është ngritur edhe kundër një pronareje të një kompanie tjetër dhe të truallit, i cili nuk ishte në dijeni për mundësin e pasojave të dëmshme, megjithëse sipas rrethanave të rastit dhe kapacitetit të saj personal, ajo ishte e detyruar dhe mund të kishte qenë në dijeni të kësaj mundësie”, thonë nga Prokuroria.