Europol konfiskon kartëmonedha të falsifikuara në vlerë prej 1,2 miliardë eurosh, në cak dhe vendet e Ballkanit
Në një operacion të Europol-it janë zbuluar dhe konfiskuar para të falsifikuara në vlerë prej 1,2 miliardë eurosh, njoftoi sot Agjencia me seli në Hagë.
Operacioni disamujor është zhvilluar në Austri, Bullgari, Kroaci, Çeki, Francë, Gjermani, Greqi, Irlandë, Itali, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Serbi, Spanjë, Turqi, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Policia dhe doganat kanë ndaluar një numër të madh dërgesash të dërguara me postë.
Sipas Europol-it, 90 për qind e dërgesave kanë ardhur nga Kina, ndërsa përveç eurove të falsifikuara janë zbuluar edhe dollarë amerikanë, funte britanike dhe franga zvicerane.
Në aksionin gjashtëmujor të Europol-it, që zgjati nga qershori deri në nëntor të vitit të kaluar, janë zbuluar 79 pako me para të falsifikuara, përkatësisht 223.000 kartëmonedha të falsifikuara.