Voziste edhe pse kishte ndalesë, policia ia mori veturën





Kumanovarit iu mor vetura, sepse voziste edhe pse kishte ndalesë ligjore per qarkullim.

Pronar i vetures eshte 65- vjeçari nga Kumanova, kurse ngjarja e ketillë kishte ndodhur, sipas autoriteteve policore te Kumanovës, dje rreth orës 10:00.

Sipas kumteses se Sektorit per Pune te Brendshme (SPB) Kumanovë, me datën 9 shkurt (dje) saktësisht në ora 09:45, “policia e ka privuar nga liria (arrestuar) qytetarin nga Kumanova me iniciale Z.S. (65)”.

Sipas burimit te njejte, gjate kontrollit policor ne bulevardin “Brigada e Trete Maqedonase”, policët e trafikut e kishin ndaluar veturen e tipit “Opel” te cilen e voziste Z.S., gjë pas të ciles konstatuan se shoferi kishte “ndalesë aktive” per drejtimin e vetures.

Pas kesaj, personit ne fjale i ishte marrë vetura per afat te caktuar.