Regjim i veçantë trafiku në Shkup për shkak të vizitës së kryeministrit Kurti





Regjim të veçantë trafiku do të ketë sot pasdite në Shkup për shkak të vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB informojnë se Kurti do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në vendin tonë.

“Për këto arsye, Njësia e sigurisë në komunikacion do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë trafiku në zonën qendrore të Qytetit të Shkupit. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në komunikacion të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit e policisë, njoftoi MPB-ja.