Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka deklaruar se lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri dhe pavarësi përfaqëson pjesën më të ndritshme të historisë kombëtare shqiptare.
Kasami në Facebook ka shkruar se sot qëndrojnë pranë komandantëve të UÇK-së në këto ditë të vështira për ta, duke nënvizuar se nuk duhet të lejohet rishkrimi i padrejtë i historisë.
“Sot qëndrojmë me komandantët në këto ditë të vështira për ta. Nuk lejojmë që padrejtësisht të rishkruhet historia e përpjekjes së pastër për liri dhe pavarësi,” ka shkruar Kasami./TS/