Incident në kazino në Gostivar – arrestohet një 45-vjeçar për sjellje agresive ndaj policisë





Më 09.02.2026 në ora 20:55, në një kazino në Gostivar, punonjës policie nga DPB Gostivar kanë arrestuar personin S.D. (45) nga Gostivari, pasi nën ndikimin e alkoolit është sjellë në mënyrë agresive ndaj zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të paraqitet kallëzim përkatës.

(Tetovasot)