Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për debatin lidhur me dhënien e provimit të jurisprudencës tha se kjo çështja duhet të rregullohet me ligj dhe se ai është i gatshëm dhe ka vullnet politik që i njëjti ligj të bëhet dhe më pas të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias.
“Kushtetuta është e qartë dhe preciz. Kushtetuta thotë se gjuha zyrtare në tërë territorin e Maqedonisë dhe në përdorim ndërkombëtar është gjuha maqedonase, por gjithashtu në pajtim me atë që shkruhet më poshtë zyrtare është edhe gjuha shqipe, gjegjësisht bashkësia etnike që është 20%. Ky është amendamenti 5 i cili praktikisht e zëvendëson nenin 7 nga Kushtetua. Në një pjesë nga amendamenti 5 i cili e zëvendëson nenin 7 të kushtetutës qartë qëndron: Komunikimi në institucionet e organeve shtetërore mund të zhvillohet edhe në gjuhën në këtë rast të bashkësisë e cila është më shumë se 20%, pasi kjo të vërtetohet me ligj. Pra ne duhet që këtë proces të provimit së pari ta vërtetojmë me ligj, për shkak se ligji si i tillë nuk e lejon që të jepet në atë formë provimi”, tha Mickoski, raporton SHENJA.
Mickoski tha se është fakt se kur është bërë ligji për gjuhën Komisioni i Venecias për pjesën e jurisprudencës ka dhënë mendim negativ.
“Por ja, vullnet politik nga ana ime ka, që të ulemi dhe të rregullohet kjo në përputhje me ligjin”, tha më tej Mickoski.
Mickoski tha se qëllimi i kësaj Qeverie është zhvillimi i Maqedonisë, qytetarët të jetojnë më mirë dhe të shkohet para.
“Tema prej 30-40 viteve për momentin nuk na duhen. Për këtë them se është politikanizëm dhe nuk ka asgjë të as me Kushtetutë as me ligj dhe as me politikë”, shtoi Mickoski.
Kryeministri tha se debati në mes ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov dhe zv/kryeministrit Bekim Sali është debat dhe pret që i njëjti sot të përfundoj.