Zbardhen informacione të reja mbi vdekjen e Jeffrey Epstein





Gazeta britanike The Telegraph ka publikuar pamje të papara më parë nga kamerat e mbikëqyrjes që tregojnë momentin kur rojet e burgut gjetën trupin e Jeffrey Epstein në qelinë e tij më 10 gusht 2019.

Financieri u ndalua në Qendrën Korrektuese Metropolitan në Nju Jork me akuzat për trafikim qeniesh njerëzore për shfrytëzim seksual, raporton The Telegraph.

– Advertisements –

Rrethanat e vdekjes së Epstein, e cila zyrtarisht u cilësua si vetëvrasje, si dhe lidhjet e tij me një numër figurash të fuqishme dhe të famshme, përfshirë presidentë, manjatë të medias dhe anëtarë të familjes mbretërore, kanë nxitur teori të shumta konspiracioni se ai u vra.

Deri më tani, pamjet e zbulimit të trupit nuk janë bërë kurrë publike.