Xhamia “Mëshira” në Fushë Topanë të Shkupit do të hapet gjatë muajit të Ramazanit





Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut njofton se Xhamia “Mëshira” në Fushë Topanë të Shkupit do të hapet gjatë muajit të Ramazanit, që nis më 18 shkurt të këtij viti, përcjell TV21. Kreu i BFI-së, Shaqir Fetai dhe ambasadorin i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoj gjatë ditës së sotme realizuan vizitë në këtë xhami.

“Xhamia do të hapet për kohët e namazeve dhe teravitë gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit. Gjatë kësaj vizite u bë inspektimi i gjendjes së xhamisë dhe u diskutuan çështje që lidhen me funksionalizimin e saj. Me këtë rast u vendos që xhamia të hapet për besimtarët për faljen e namazeve dhe teravive gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit. Ky vendim është marrë me qëllim që besimtarëve t’u ofrohen kushte sa më të mira për kryerjen e obligimeve fetare gjatë Ramazanit, duke respektuar standardet e nevojshme organizative dhe funksionale”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BFI-së.