Dje më 08.02.2026, oficerët e Policisë të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë privuan nga liria L.B. (23), M.R. (22), A.S. (19) dhe K.K. (23), të gjithë nga Kumanova, sepse në stadiumin e fshatit Dobroshanë në Kumanovë, në një ndeshje futbolli midis klubeve Bashkimi dhe Kumanovo, sulmuan me një mjet të fortë F.B., punonjës i klubit të futbollit Bashkimi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse, thuhet në njoftimin e SPB-Kumanovë.