Sali – Palminteri: Thellimi i bashkëpunimit dhe mbështetja e Italisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut
Ministri për Çështje Evropiane dhe Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, zhvilloi takim me Ambasadorin e Italisë, Paolo Palminteri.
Në takim u diskutua progresi i Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian dhe prioritetet që lidhen me Agjendën e Reformave dhe procesin e anëtarësimit. Ministri Sali theksoi përkushtimin e Qeverisë për ofrimin e rezultateve konkrete, me fokus të veçantë në sundimin e ligjit, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e shfrytëzimit të fondeve evropiane.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për mundësitë e bashkëpunimit përmes instrumenteve evropiane, veçanërisht në kuadër të programeve TWINNING dhe TAIEX, si dhe përmes programeve rajonale dhe transnacionale në të cilat merr pjesë Maqedonia e Veriut.
Ministri Sali shprehu mirënjohje për mbështetjen e Italisë në fusha kyçe si mjedisi, energjia, politika sociale dhe zhvillimi ekonomik, si dhe për solidaritetin dhe ndihmën gjatë përballjes me përmbytjet në vitin 2016 dhe krizën e migracionit.
Ai theksoi se Ministria për Çështje Evropiane mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Italinë, veçanërisht në fushat që lidhen me reformat dhe integrimin evropian të vendit.
