Erdona Ziberi nga Tetova renditet e pesta në Kampionatin Evropian të Karatesë në Qipro





Garuesja e karatesë Erdona Ziberi nga Tetova ka shënuar një paraqitje shumë të suksesshme, duke u renditur e pesta në Kampionatin Evropian për Kadetë, Juniorë dhe U21, i cili u mbajt nga 06 deri më 08 shkurt në Limassol, Qipro.
Me një performancë të denjë dhe përballje të forta ndaj kundërshtareve elitare evropiane, Erdona tregoi nivel të lartë sportiv, përkushtim dhe shpirt të theksuar garues deri në fund të garës.
Në luftën për medaljen e bronztë, Erdona u përball me Amali Hakova nga Çekia, ku pas një dueli shumë të fortë nuk arriti të fitojë medaljen, duke e përfunduar kampionatin në një vend të shkëlqyer – të pestin në Evropë.
Erdona është pjesë e Klubit të Karatesë “Fati” nga Tetova, i udhëhequr nga trajneri Arlind Huseini.
Për këtë arritje të rëndësishme, Erdones i urojmë shumë suksese në garat e ardhshme dhe shëndet.
Shkruan: Buran Musliu