Provimi i Jurisprudencës – Arbër Ademi: Ministri Filkov duhet të japë dorëheqje





“Që nga fillimi i peticionit të studentëve për ta dhënë provimin e jurispodencës edhe në gjuhën shqipe, përfaqësuesit e VLEN-it u përpoqën të gjejnë dhe të shpikin lloj-lloj arsyetimesh për ta fshehur pafuqinë e tyre dhe për të trilluar akuza me qëllim që fajin t’ua hedhin të tjerëve. Madje, njëri prej tyre arriti deri aty sa ta akuzojë edhe Ambasadën e Shqipërisë, duke pretenduar se ajo paska qenë “e painformuar” se gjuha shqipe nuk është zyrtare.
Por Kryeminstri Mickoski, i demantoi dhe i demaskoi hapur, duke deklaruar qartë: “Ligji për përdorimin e gjuhëve është i qartë, provimi në gjuhën shqipe duhet t’u mundësohet studentëve.”
Shpresoj që ky të jetë një mësim që e kanë kuptuar: në vend se të merren me gjetjen e fajtorëve, me shpikjen e arsyetimeve dhe me trillimin e akuzave, le të përqendrohen në ushtrimin e përgjegjësisë që e kanë marrë dhe në mbrojtjen e interesave të atyre që pretendojnë se i përfaqësojnë.
Studentëve: bravo për iniciativën dhe këmbënguljen tuaj! Ne gjithmonë do të jemi krah kërkesave tuaja të drejta!
PS. Ministri Filkov duhet të japë dorëheqje. Nëse partnerët e tij nuk e kërkojnë këtë, ne do të përdorim çdo mekanizëm institucional dhe demokratik për ta larguar nga detyra një ministër që haptazi shkel Ligjin dhe Kushtetutën” ka shkruar Arbër Ademi