Më 07.02.2026 në ora 23:10 në Gostivar, punonjës policie nga SP Gostivar kanë privuar nga liria personin J.M. (49) për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër penale të kryer “rrezikim i sigurisë”. Paraprakisht, në ora 20:10 në SP Tetovë, një grua 38-vjeçare ka denoncuar se bashkëshorti i saj J.M., me të cilin janë në procedurë divorci, i ka drejtuar kërcënime serioze për jetën, në prani të fëmijëve të tyre të mitur. Sipas denoncimit, edhe L.M. e ka sulmuar fizikisht denoncuesen. J.M. është ndaluar në stacionin policor dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.